Produktet

our products.jpg
 
 

KËRPUDHAT

Kërpudhat porcini mblidhen në pyjet e të lisit, pishës e ahut në lartësitë 800-1500 metra mbi nivelin e detit. Ato thahen nëpërmjet një teknologie zvicerane me avull në temperaturën 47°C dhe I ruajnë të gjitha vlerat ushqimore dhe vitami¬nat, pëfshirë dhe vitaminën A. Gjen përdorim si mjet plotësues i gatimeve të ndryshme. Aktualisht tregtohen në paketime 50g. Përdoren për pica të cilësisë së lartë, rizoto, spageti, byrek, etj. Para përdorimit lihen në ujë të valuar për rreth 10-15 minuta duke marrë formë natyrale tëgatshme për gatim.

FRUTA TË THATA

Frutat e thata realizohen nga tharja që u bëhet frutave të zonës, kryesisht mollës, hurmës, dardhës, kumbullës dhe fikut. Tharja e tyre bëhet me ajër të dehidratuar për hurmën dhe mollën duke e tharë në temperaturë deri në 47°C, çka e lejon produktin përfundimtar të ruajë vlerat ushqyese, në mënyrë tradionale (tharje në natyrë) për kumbullën, produkti përfundimtar i të cilës shitet bërthamë. Produktet shiten si mollë e thatë, hurmë e thatë, kumbull e thatë ose si kombinim frutash të thata. Mund të konsumohen në vend të frutave apo si pjese e gatimeve të ndryshme që kërkojnë përfshirjen e frutave. Aktualisht tregëtohen në paketime 100g.

ÇAJ

Çaji i përzier është një përzierje e disa lloj bimësh medicinale të cilat janë tharë dhe përpunuar për tu servirur në formën e cajit. Ky caj përmban: çaj mali (rigon i kuq), boronica, lule bliri, si dhe lule dhe kokrra shtogu. Këto bimë mblidhen në mënyrë natyrale dhe thahen në të njëjtën mënyrë. Nisur nga kërkesat e tregut, përveç cajit të përzier së fundmi kemi pasur edhe prodhimin e çajit të boronicës. Këto çajra gjejnë përdorim të gjerë si qetësues dhe produkt me veti kurative. Aktualisht tregëtohen në paketime 50g.

REÇEL

AP tregton një shumëllojshmëri reçelrash me frutat që kultivohen në zonën e Pukës. Nisur nga kjo kemi reçel manaferre, reçel ftoi, reçel qershie, reçel kumbulle, reçel luleshtrydhe. Aktualisht tregtohen në paketime 400g.

MANAFERRA

Puka shquhet për sasinë e madhe të manaferrave që rriten në natyrë në gjendje të egër. Shumica e manaferrave rriten në toka të varfera, që nuk janë ranishte, që kanë lagështi dhe janë afër kodrave, faqeve të maleve, dhe qendrave të banuara të fshatrave në Pukë. Manaferra ka perdorim si frut per recel, prodhimin e lengjeve nga futi, prodhim rakie shume atromatike dhe cilesore.

BORONICA

Nje nga produktet tipike dhe qe rritet ne natyre si bime e eger ne pothuaj te gjitha bjeshket e Pukes. Perdoret si mjekim dhe ushqim. Ashtu sikur shikohet nga permbajtja shume komplekse e gjetheve dhe frutit, boronica eshte nje ”laborator per organizmin”, i jashtezakonshem ne perberjen kimike biologjike, nje ”laborator natyror” qe askush nuk mund ta realizoje ne menyre artificiale. Keshtu, gjen nje perdorim si kuruese e shume çrregullimeve te rendesishme ne organizem.

GESHTENJA

Dikur quhej “buka e fukarase,” sot eshte nje product me vlera te medha ushqyese dhe gjen perdorim te larmishem si frut i pjekur ose i zier, si miell, ne industrine e embelsirave dhe cokollatave, etj. Masivi I Kokdodes ne Iballe eshte me madhi pas atij te Tropojes ne Shqiperi. Ne rrethin e Pukes geshtenja gjendet pothuaj ne cdo fshat dhe veshtire se ka shtepi qe nuk ka 1 deri ne disa rrenje.

 

Panairi

Panairi i parë u zhvillua në vitin 2003 dhe zhvillohet çdo vit të shtunën e fundit të shtatorit në qytetin e Pukës. Që nga fillimi i tij, panairi është rritur në mënyrë eksponenciale. Në vitin 2003, kishte 12 fermerë nga fshatrat e Qerret, Pukë dhe Qelëz, fermerë të cilët ofronin produkte si fruta, fasule, misër dhe mjaltë. Përveç kësaj, në panair kishte edhe produkte të të përpunuara nga AgroPuka, përfshirë komposto, reçerëra dhe lëng molle. Kishte afër në 200 vizitorë nga Puka, dhe rreth 30 që kontribuan në grupet e grave të AgroPukës. Shitjet arritën shumën 45.000 lekë.

Në vitin 2018, në panairin e Pukës pati 88 pjesëmarrës, ku 55 prej tyre ishin femra. Afër 4,000 vizitorë që erdhën në panair ishin nga zonat përreth. Pjesëmarrësit/et vinin Puka, Shkodra, Vau Dejës, si dhe nga zona të tjera përreth. Shitjet totale ishin 1,300,000 Lekë.